Para 25 vjetëve humbi pa gjurmë, mirëpo tani e arriti dënimi prej gati dy milionëve

Para 25 vjetëve humbi pa gjurmë,  mirëpo tani e arriti dënimi prej gati dy milionëve

Para 25 vjetëve Richard Hoagland e braktisi gruan e vet Linda dhe dy fëmijët. Kërkimi i tij nuk pati sukses, dhe në vitin 2003 u shpall i vdekur.

Mirëpo, ai e kishte filluar një jetë të re me emrin Terry Symansky, u martua përsëri dhe u bë edhe me një fëmijë. Ai e kishte marrë emrin e një peshkatari i cili kishte vdekur në vitin 1991.

Por, kohë më parë Richard u paraqit në dëgjim për shkak të alimentacionit. Shuma të cilën gjykatësi i urdhëroi të paguaj ishte 1,86 milion dollarë.

Tregimi për të arriti nëpër ballina të gazetave në vitin 2016 kur ishte arrestuar në Zeriflis ku jetonte me bashkëshorten e vet.

Richard ishte dënuar për shkak të vjedhjes së identitetit në maj të vitit 2017 dhe pas kësaj ishte kthyer në Indiana. Muajin e ardhshëm përsëri përfundon në gjykatë kur bashkëshortja e tij e parë Linda kishte kërkuar që të paguante paratë për alimentacion të cilat nuk i ka paguar prej ditës kur i kishte braktisur djemtë Matthew he Douglas e të cilët në atë kohë kanë qenë 6 vjeç dhe 9 vjeç.

Për të shpëtuar, ai ishte paraqitur në gjykatë me veshje të thjeshtë, pretendojnë mediet, mirëpo kjo taktikë nuk kishte sukses.

A do të paguhet dëmshpërblimi mbetet të shihet, pasi pasuria e tij është e bllokuar për shkak të divorcit me bashkëshorten e dytë në Floridë./Insajderi.com.