Mbrojtësi i Kosovës luajti 90 minuta në ndeshjen e Sandhausen ndaj Dinamo Dresden

Paqarada në formë para Kroacisë, asiston në fitoren e Sandhausen [video]

Futbollisti i përfaqësueses kosovare, Leart Paqarada, është duke treguar formë të lartë para ndeshjes së Kosovës ndaj Kroacisë të enjten.

Paqarada në formë para Kroacisë, asiston në fitoren e Sandhausen [video]

Leart Paqarada ka asistuar në fitoren e skuadrës së tij Sandhausen ndaj Dynamo Dresdenit me rezultat 2-0 në Bundesligën e dytë gjermane.

Mbrojtësi i krahut të majtë asistoi në golin e shënuar nga amerikani Andrew Wooten në minutën e 8′ të takimit. Djali i portierit legjendar të klubit të Prishtinës, Shukri Paqarada, futi në zonë një top të rrezikshëm, i cili u devijua për në rrjetë nga Wooten.

Paqarada luajti në takimin e parë të Kosovës për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018″, dhe paraqitja e tij u vlerësua nga mediet dhe ekspertët. Madje kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e cilësoi atë si futbollistin më të mirë të asaj ndeshje. /Insajderi.com

[dailymotion id=”x4vfz9t”]