Papagalli zbulon gabimet e teknologjisë më të fundit

Papagalli zbulon gabimet e teknologjisë më të fundit

Edhe teknologjia më e fundit gabon, pasi mjafton edhe vetëm një papagall që t’i jap komanda asistentit virtual ALEXA.

Edhe pse janë të paktë ata që sot e përdorin, e ardhmja premton se asistentët virtualë do të jenë të pranishëm në çdo shtëpi, e do të jenë të dobishëm për thuajse çdo gjë, si fikja-ndezja e dritave, hapja-mbyllja e dyerve, apo edhe komandimi i televizorit.

Por Papagalli Petra ka treguar se duhet ende punë derisa kjo teknologji të behet edhe më e sigurt. Në videon e mëposhtme dallohet shpendi imitues që komandon asistentit virtual të vendosur në shtëpi që të ndezë dritat. Por imagjinoni sikur ai të japë komandën që të hapet dera.

Deri në gjetjen e një zgjidhje për njohje më të mirë të zërit, kompania duhet të sugjerojë që të mos mbahen papagallë në shtëpi.