Papadopoulou lavdërohet me punën e EULEX-it në gjykimet për krime lufte

Papadopoulou lavdërohet me punën e EULEX-it në gjykimet për krime lufte

Shefja e Misionit të EULEX-it Alexandra Papadopoulou thotë se ky mision ka bërë mjaftueshëm në ndjekjet dhe gjykimet e personave të dyshuar për krime lufte.

Thotë se EULEX-i nuk bën dallim në ndjekjen e personave në saje të etnisë por vetëm mbi faktet derisa mos dënimin e mjaftueshëm të serbëve për krime lufte e justifikoi me çështjen e ligjit i cili nuk lejon EULEX-in të dënojë njerëzit që nuk gjenden në Kosovë.

“Kemi ngritur 450 aktakuza për krime lufte, 38 kanë kaluar në Gjykata, ndërsa tani nëpër gjykatat e Kosovës janë 43 raste të aktakuzave që kanë të bëjnë me rastet e krimeve të luftës. Këto janë disa shifra të cilat mendoj se flasin vetë. Drejtësia si e tillë nuk fokus prejardhjen etnike të njerëzve por vetëm për ato që kanë dëshmi”, deklaroi ajo për televizionin publik.

“EULEX-i nuk bën nuk bën ndonjë dallim në mes të shqiptarëve dhe serbëve”, përfundoi Papadopoulou.