Papa premton se priftërinjtë që i përdhunojnë fëmijët do të ndëshkohen

Papa premton se priftërinjtë që i përdhunojnë fëmijët do të ndëshkohen

Papa Françesku ka premtuar sot se do t’i ndërmarrë masat më të ashpra të mundshme ndaj priftërinjtë të cilët i përdhunojnë dhe ngacmojnë fëmijët. Papa ka theksuar se peshkopët dhe eprorët fetarë të cilët ua mbulojnë krimet atyre do të mbahen përgjegjës.

Françesku u takua për herë të parë me komisionin konsultativ të abuzimeve seksuale, një grup ekspertësh të jashtëm të emëruar në vitin 2014 për ta këshilluar atë dhe Kishën Katolike për praktikat më të mira për t’i mbajtur pedofilët jashtë priftërisë dhe për t’i mbrojtur fëmijët.

Kardinali Sean O’Malley, kryepeshkop i Bostonit dhe shef i komisionit, i ka thënë Papës se komisioni ka përfituar shumë nga bisedat më të mbijetuarit.