Papa lutet që bota të çlirohet nga “vala shkatërruese e terrorizmit”

31.07.2016 11:13
Papa lutet që bota të çlirohet nga “vala shkatërruese e terrorizmit”

Papa Françesku sot pritet ta mbajnë një meshë në qytetin Krakov në Poloni, me pjesëmarrjen e afro 1.6 milion besimtarëve.

E ashtuquajtura, Fushë e Mëshirës, gjatë natës është mbushur me qindra mijëra njerëz, në kuadër të meshës finale të festivalit, Dita Botërore e Rinisë.

Më herët, gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic, Papa Françesku ka tërhequr vërejtjen se mizoria që ka ndodhur atje “nuk përfundon” me Luftën e Dytë Botërore, transmeton rel.

Sipas tij, “bota është në luftë”, por mënyra për “ta kapërcyer frikën” është që të mirëpriten njerëzit që largohen nga konfliktet dhe shtypja. Ky ishte një mesazh i fuqishëm në Poloni, autoritetet e së cilës aktualisht kanë një qëndrim të fortë kundër migrantëve.

Papa, po ashtu, është lutur që Zoti ta çlirojë botën nga “vala shkatërruese e terrorizmit”.