Papa Françesku shtron drekë për 1.500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku pas ceremonisë të shenjtërimit të Nënës Terezë do të shtojë drekë për të varfëritë dhe të pastrehët.

Papa Françesku shtron drekë për 1.500 të varfër dhe të pastrehë

Shumë pelegrinë kanë mbërritur në Vatikan para agimit të dielën, për të zënë një vend të mirë, për ta përcjellë meshën dedikuar shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza.

Papa Françesku, pas përfundimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë do të shtrojë drekë, për 1,500 njerëz të varfër dhe të pastrehë, të cilët kanë ardhur nga e gjithë Italia, njofton BBC.

Menyja kryesore e drekës do të jetë pica, e cila do të shërbehet nga 250 murgesha dhe priftërinj./Insajderi.com