Rrëzohet Papa Françesku gjatë meshës në Poloni

Rrëzohet Papa Françesku gjatë meshës në Poloni

Papa Françesku është rrëzuar gjatë meshës në një qytet në Poloni, ku miliona njerëz nga e mbarë bota po e ndiqnin drejtpërdrejt këtë ngjarje, derisa kjo ngjarje nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerës së Associated Press.

Kreu i Kishës Katolike ishte duke ecur drejt altarit në Poloni, kur befasisht u pengua dhe u rrëzuar në tokë.

Një grup i priftërinjve kanë vrapuar për ta ndihmuar Papën, për t’u ngritur në këmbë dhe për të vazhduar meshën.

Ky aksident ka ndodhur gjatë vizitës së tij të parë në Poloni, ku popullsia është kryesisht katolike dhe ende është i gjallë kujtimi për Papa Gjon Palin II.

Vizita e Papës do të zgjasë tri ditë, ndërsa ai do të vizitojë disa nga kishat katolike më të njohura, do të bisedojë me katolikët e rinj dhe do të vizitojë Aushvicin.