Papa Françesku takoi presidentin Thaçi në një audiencë private

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, brenda pak muajsh është pritur në takim nga Papa Françesku në Vatikan.

Papa Françesku takoi presidentin Thaçi në një audiencë private

Para fillimit të ceremonisë për shenjtërimin e Nënës Terezë, mësohet se Papa Françesku, i cili para pak muajve kishte pritur Thaçin, ai sot sërish pret atë në një audiencë private.

Burime të Gazetës Express tregojnë se nuk dihet nëse pjesë e kësaj pritje private te Papa Françesku do të jenë edhe liderët tjerë shqiptarë.

Kjo është hera e dytë që Papa brenda një kohe të shkurtë e pret presidentin Thaçi.