Papa Françesku mund ta lejojë martesën e priftërinjve  

Papa Françesku mund ta lejojë martesën e priftërinjve   

Papa Françesku ka deklaruar që ai është i hapur ndaj idesë që meshkujt e martuar të bëhen priftërinj, për të luftuar mungesën e klerikëve në Kishën Katolike, kështu shkruan CNN.

Në një intervistë ai ka thënë që mungesa e priftërinjve katolik është një problem i madh për kishën si dhe që ishte i hapur ndaj ideve të reja dhe ndryshimit të rregullave për të drejtën për t’u bërë prift.

“Duhet të konsiderojmë që “viri probati” mund të jetë një mundësi. Në qoftë se po, duhet të vendosim se cilat detyra do të kryejnë ata” ka thënë Papa Françesku.

“Viri probatin” është termi latin për “meshkujt e provuar” apo të martuar, që kanë besim dhe vlera të larta./Insajderi.com