Papa dërgon 100,000 euro në Alepo

Papa dërgon 100,000 euro në Alepo

 

Papa Françesku dërgoi 100,000 euro për të varfrit në qytetin Alepo të Sirisë.

Administrata e Vatikanit ka kontribuar në donacionin që do të bëhet përmes zyrës për bamirësi të Papatit.

Alepo ka qenë qyteti më i populluar i Sirisë përpara se të niste lufta civile në vitin 2011, por shumë pjesë të tij janë shkatërruar dhe mijëra njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit.

Vitin e kaluar, disa zona të Alepos kanë qenë të rrethuara për muaj të tërë, përcjell rel.

Për pasojë, grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ka pasur bombardime pa dallim të zonave me civilë, përdorim të armëve kimike dhe municioneve thërrmuese dhe evakuim të detyrueshëm.