Panucci: Ishte ndeshje e vërtetë, ja pse u nxeha me Memushajn

13.11.2017 21:12
Panucci: Ishte ndeshje e vërtetë, ja pse u nxeha me Memushajn

Trajneri Christian Panucci u shpreh i kënaqur në mikrofonin e RTSH-së pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë.

Për italianin mënyra se si u arrit fitorja është më e rëndësishme se fitorja.

Për ndeshjen

“Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fruti i një punë dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësuese shkon përtej këtyre ndeshjeve.”

Problemet në mbrojtje

“Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilës.”

Kartoni i kuq

“Nuk i lejoj asnjë futbollisti të kaloj në konfrontime të tilla, aq më tepër me arbitrin, ndaj u nxeha me Memushajn.”

Prurjet e reja

“Jam i kënaqur me prezantimin e tyre. Janë pjesë e ekipit kombëtar për të përgatitur një grup të plotë për kualifikueset e Europianit.”

Cfarë presim në vitin 2018?

“Nuk bëhet fjalë për një fitore. Kemi bërë një futboll shumë të mirë. Jemi detyruar të vuajmë pjesën e dytë. Mënyra sesi si arritëm fitoren është më e rëndësishëm se fitorja. Jam shumë i lumtur, për mënyrën sesi djemtë po e perceptojnë atë që unë dua. Do të vijojmë me qetësi dhe seriozitet. Një diçka që dua të them është që nuk di sa vite kishte pa fituar Shqipëria me Turqinë.”

Për ndeshjen Itali-Suedi.

“Unë jam italian. Do të jem krenar në qoftë se Italia kalon, por nuk kam ku ta ndjek ndeshjen.”