I panjohuri futet me forcë dhe rrah gruan në shtëpinë e saj

I panjohuri futet me forcë dhe rrah gruan në shtëpinë e saj

Në Drenas është regjistruar një rast i grabitjes dhe lëndimit të rëndë trupor. Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.

“Ankuesja femër shqiptare ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte rrahur me një mjet të fortë nga një person i panjohur i cili ishte futur me forcë në shtëpinë e saj”, njofton policia.

Njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.