Panik në Solsberi, helmim në restorant?

Panik në Solsberi, helmim në restorant?

Policia britanike mbrëmë e ka bllokuar qasjen në një restorant në Solsberi pasi ka marrë thirrje se një burrë dhe një grua u sëmurën pasi kishin ngrënë aty, lajmëron Reuters, duke përkujtuar se në këtë qytet anglez në mars të këtij viti janë helmuar agjenti i dyfishtë Sergei Srkripal dhe vajza e tij Yulia.

Policinë në restorantin “Prezzo” e ka thirr shërbimi i ndihmës së shpejtë në orën 18:45 sipas kohës lokale.

“Për shkak të masave të sigurisë, restoranti dhe rrugët përreth janë mbyllur derisa policia po i kryen hetimet dhe konstaton rrethanat përse janë sëmurë gruaja dhe burri”, pretendojnë në polici./Insajderi.com.