Panik në Londër,evakuohet stacioni i metros

15.08.2017 11:06
 Panik në Londër,evakuohet stacioni i metros

Stacioni i metrosë Holborn në Londër është evakuuar pas një “shpërthimi të fuqishëm” që është dëgjuar, ndërsa më pas e gjithë metroja është mbushur me tym të bardhë.

Edhe në këto momente është duke vazhduar evakuimi, kurse shumë njerëz janë filmuar duke vrapuar nga frika se mund t’iu ndodh diçka.

Kam qenë në fund të një grupi njerëzish të cilët filluan të vrapojnë pasi dëgjuan shpërthimin”, ka deklaruar dëshmitarja Sarah Marshall, duke shtuar se e gjithë stacioni i metrosë është mbushur me tym.

Zyrtarët e metrosë së Londrës kanë konfirmuar se ka ndodhur një incident, për të cilin nuk është dhënë ndonjë informacion i detajuar.