Pandeli Majko thumbon kryeministrin Rama

Pandeli Majko thumbon kryeministrin Rama

Kreu i qeverisë e ftoi të jepte librezat partiake për të rinjtë e Tiranës që anëtarësohen në PS.

Lapsi.al raporton se Majko, sapo mori fjalën, i kujtoi se duhet të bënte kujdes kur ia ngarkonte atij këtë “detyrë”.

“Ia kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që, zgjidh  tani mes të dyve”, iu drejtua Majko, Ramës.

Kjo batutë duket se e vuri në vështirësi Ramën, i cili nuk preferoi t’i përgjigjej.

Rama, sipas Lapsi.al, ka kohë që refuzon të komentojë Blushin publikisht, pavarësisht kritikave të forta të Blushit dhe kërkesës së hapur për të lejuar garën në parti për kreun e PS.

Blushi ka paralajmëruar se në kongres, nëse do ta lejojnë të flasin, do të bëjë publikë edhe emrat e deputetëve të PS, që duke abuzuar me pushtetin që u jep kryeministri, kanë grabitur jo vetëm partinë, por edhe prona. Deputeti Kokëdhima është akuzuar disa herë nga opozita për zaptime pronash publike në jug, përfshirë edhe ndërtimin e “kështjellës” në plazhin e Qeparoit. /Lapsi.al