Edhe në këtë vit, Panairi i Librit në Prishtinë, përkundër që është duke u frekuentuar mjaft shumë, po e shpërfaq nivelin joserioz të lexuesve. Kjo për faktin, se në statistikat e dala deri më tani,të publikuara nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, libri i shkrimtarit Albatros Rexhaj, me titull “Kthimi”, është duke u shitur më shumë se “Vepra e Plotë në prozën e shkurtër”, nga shkrimtari me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, shkruan Insajderi.
Libri “Kthimi” i Albastros Rexhaj prinë për nga numri i shitjeve në Panairin e Librit, Prishtina 2018, duke u ndjekur nga Veton Surroi me librit “Lopa e makiatos”. Tek pas tyre, për nga numri i librave të shitur është Ismail Kadare, ” Vepra e Plotë në prozën e shkurtër”.
Kurse, për nga numri i titujtve të përkthyer nga gjuhët e huaja, deri më tani prin libri “Intelegjenca emocionale” nga Daniel Goleman. Kurse, në vendin e dytë është libri i Franois – Henri Deserable, me librin “Njëfarë z.Piekienly”./Insajderi.com