PAN-i thotë se do t’i jap kohë të mjaftueshme Pacollit t’i bashkohet koalcionit

PAN-i thotë se do t’i jap kohë të mjaftueshme Pacollit t’i bashkohet koalcionit

Koalicioni PAN thonë se do t’i japin kohën e duhur Pacollit për të vendosur që t’i bashkohet këtij koalicioni. Janë optimist se lideri i AKR-së do të vendosë siç thonë, në të mirë të vendit.

“Ne do t’i japim kohën e duhur z.Pacolli dhe shpresojmë që shpejt patjetër që ai dje veç ka bërë një deklaratë të tillë do të ketë mundësi që të bisedohet dhe të shihet se si të dalim nga kjo situatë”, tha  Magbule Shkodra nga AAK për televizionin 21.

Thotë se ky koalicion ka mirëpritur deklaratën e djeshme të Behgjet Pacollit. Ky i fundit tha se i ka dy propozim-zgjidhje para tij: ose të ketë zgjidhje brenda koalicionit LAA ose t’i jepet krahu PAN-it që të formojë Qeverinë.

“Ne prej fillimit e kemi kuptuar pozicionin e z.Pacolli sepse ai ka qenë në një kontratë me LAA-në dhe mendojmë se ai ka bërë një gjë të duhur. Deri më dje ka respektuar atë kontratë, ka ofruar një mundësi për ata që me të vërtetë t’i japim zgjidhje vendit kështu që përgjigjja e tij dje është pikërisht një përgjigje e një politikani të arsyeshëm i cili po mendon tani për një çështje”, tha Shkodra.