PAN nuk ndërron vendimin për seancën e sotme

PAN nuk ndërron vendimin për seancën e sotme

Deputetët e koalicionit PAN, nuk kanë ndryshuar vendimi rreth pjesëmarrjes së tyre në seancën e sotme konstituive, pavarësisht thirrjes së kryesuesit Adem Mikullovci.

Deputetja e PDK-së ka thënë për KlanKosovën, tha se ky koalicion nuk do jetë pjesë e seancës së sotme.

Tutje Deliu ka shtuar se PAN qëndron unik ndaj vendimit të djeshëm të Enver Hoxhajt, që nuk duan seancë të njëanshme dhe se për të caktuar një datë tjetër të seancës do të mbahet një mbledhje tjetër konsultative të mërkurën e javës së ardhshme.

Ndërkohë që nga ky koalicion deri tash në hollin e kuvendit ka arritur deputeti i Nismës, Milaim Zeka i cili po ashtu ka qenë i pranishëm edhe në dy seancat e kaluara.

Kurse deputetet nga të tjera parti tashmë kanë hyrë në sallën e kuvendit.