PAN-i nuk merr pjesë në seancën e nesërme

PAN-i nuk merr pjesë në seancën e nesërme

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, në takimin konsultativ me partitë politike, ka thënë se nesër nuk do të marr pjesë në seancën konstituive, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

“Ne nuk përfaqësojmë vetëm vetën por edhe votuesit tanë, dhe ju ftoj që të ruhet dinjiteti i asaj salle (Kuvendit)”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se “ne duam që ti formojmë institucionet e Kosovës, por që për ne është e rëndësishme cilësia, mirëpo nuk është mirë ti merren vendime të një anshme”, ka thënë Hoxhaj, shkruan Insajderi.

Ndër tjerash Hoxhaj ka përsëritur se kandidatë për kryekuvendar nga koalicion PAN do të jetë, i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Është e qartë që fuqia politike për ta zgjedh kryetarin e Kuvendit i takon koalicionit PAN, dhe ne këtë të drejt do ta shfrytëzojmë dhe kandidati jonë është Kadri Veseli, e pa dyshim që kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com