PAN: Kryesuesi i kuvendit në shërbim të një subjekti politik

07.08.2017 15:37
PAN: Kryesuesi i kuvendit në shërbim të një subjekti politik

Koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën kanë reaguar pas thirrjes së deputetit, Adem Mikullovci për thirrjen e seancës e cila do të mbahet me 10 gusht.

Përmes një njoftimi koalicioni PAN është shprehur se ky është një vendim i një anshëm dhe se “kryesuesi e seancës konstituive është vënë të shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik, duke shkelur edhe parimin mbi të cilin ka ndodhur takimi i kaluar konsultues mes subjekteve politike parlamentare”, shkruan Insajderi.

“Ky vendim i kryesuesit dëshmon se ai, bashkë me partinë Vetëvendosje, janë të interesuar që ta thellojnë edhe më shumë bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe jo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me grupet e tjera parlamentare”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Ata kanë njoftuar se qëndrimi i tyre vazhdimin e seancës konstituive do e jap pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00.

Ata kanë theksuar se kanë përkrahen e shumicës së subjekteve politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryeministrit. /Insajderi.com