PAN-i kërkon edhe një takim të mërkurën tjetër – propozon datën e seancës së ardhshme

PAN-i kërkon edhe një takim të mërkurën tjetër – propozon datën e seancës së ardhshme

Deputeti i koalicionit PAN, Pal Lekaj ka kërkuar nga Mikullovci që të mbahet të mërkurën e ardhshme edhe një takim tjetër konsultativ që seanca të caktohet të enjten ose të premten e ardhshme.

“Kërkojmë që të mërkurën të ketë një takim konsultativ dhe të enjten ose të premten të mbahet seance. Nuk besoj qe kemi nevojë ta përsërisim se ne kemi të drejtë të kandidimin e kryetarit të kuvendit dhe kryeministrin”, ka thënë Lekaj.

“Unë nuk e di pse thoni nuk i keni votat kur është votim formal, nuk shoh arsyeje përse të bllokohet krijimi i kuvendit”, ka thënë Lekaj.