Pamjet nga stërvitjet e ekipeve – stadiumi Fadil Vokrri duket gati

Pamjet nga stërvitjet e ekipeve – stadiumi Fadil Vokrri duket gati

Nesër në stadiumin Fadil Vokrri zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, ndeshje që do të shënojë fillimin e sezonit 2018/19 në futbollin e Kosovës dhe përurimin e stadiumit të rinovuar Fadil Vokrri.

Ndeshja po ashtu do të jetë test final për këtë stadium para inspektorëve të UEFA-s, të cilët do të vendosin nëse këtu mund të luhen ndeshje ndërkombëtare të nivelit të Ligës së Kombeve, garë kjo që fillon në shtator dhe kombëtarja e Kosovës planifikon që në Prishtinë të luajë si vendës.

Insporti ka siguruar pamjet nga stërvitjet të dyja ekipeve ku shihet edhe gjendja e fushës, ndriçimit dhe një pjesë të infrastrukturës së stadiumit që përurohet nesër.