Pamjet me dron – si e thyen protestuesit rrethimin e policisë

Pamjet me dron – si e thyen protestuesit rrethimin e policisë

Mijëra qytetarë ju bashkuan protestës së opozitës këtë të hënë për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm në Shqipëri, e megjithatë mazhoranca e vetme votoi në kuvend Arta Markun në vend të Adriatik Llallës, në mbarim të mandatit të tij.

Në një moment jashtë ambienteve të Parlamentit, pati tensione ku protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e sigurisë të vendosur nga forcat e policisë.

Report Tv sjell pamjet me dron të momentit kur protestues të shumtë përplasen me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin e uniformave blu dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, aty ku mazhoranca zgjodhi më tej Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm. Seanca plenare është shoqëruar me tensione të ashpra, ku pasi u ndërpre dy herë mazhoranca zgjodhi Arta Markun kryeprokurore të përkohshme mes tymuesve dhe flakadanëve të hedhur nga opozita.