![Pamje nga zjarri që la të vdekur 62 persona në Portugali [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/06/rtug-730x440.jpg)
Të paktën 62 persona kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë pyjet në Portugali, kanë thënë zyrtarët dhe ekipi i zjarrfikësve që janë atje.
Në mesin e 50 të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, shkruan BBC.
Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie ndërkaq kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, njofton Insajderi.
Rreth 30 trupa të të vdekurve është raportuar se janë gjetur brenda veturave. /Insajderi.com