Trupin e 67 vjeçarit, të identifi" />

Pamje nga nxjerrja e kufomës së 67-vjeçarit të mbytur në plazhin e Golemit

Pamje nga nxjerrja e kufomës së 67-vjeçarit të mbytur në plazhin e Golemit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në plazhin e Golemit në Durrës, ku një burrë i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti.

Trupin e 67 vjeçarit, të identifikuar tashmë si Lirim Hoxha, arritën ta nxjerrin dy djem të rinj. Policia ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen ndërsa dëshmitarët thanë se të rinjtë e kishin gjetur të vdekur të moshuarin në det.

“Më datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më poshtë video e postuar nga JOQ, KUJDES PAMJE TË RËNDA!

VIDEO:

Për ta parë videon klikoni këtu: