Pamje nga grabitja e armatosur në Prishtinë

Pamje nga grabitja e armatosur në Prishtinë

Pesë veta thyen derën e hynë në një lokal, rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës.

Përveç maskave ata ishin edhe të armatosur.

E kjo bëri që pronari i lokalit që shet pjesë të automobilave në Prishtinë të mos mërzitet fort për dëmet e materialet e vjedhura pasi sipas tij mund të kishte ndodhur edhe më keq.

Krejt aksioni i grabitësve është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat i posedon edhe Klan Kosova.

Se çka ndodhi mëngjesin e së hënës në lokalin e tij tregon edhe vet pronari i cili deshi të mbetet anonim.

“Është e rëndësishme që nuk ka pas njerëz në ato momente sepse do të kishin mundur edhe ta pësoi me jetë”, ka thënë pronari i këtij lokali.