Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një grua dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë

Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një grua dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë

Një grua ka vdekur pas një aksidentit në rrugën Pejë-Radavc dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në redaksinë e Insajderit disa lexues kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i aksidentit ku janë përfshirë tri vetura.

Zyrtari i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova më herët për Insadjerin ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa dy gratë e tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore..

“Po një aksident ka ndodh rreth orës 18:00 ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Rugova për Insadjerin.

Videon e gjeni duke klikuar: Këtu