Pamje në Prekaz pas vdekjes së Adem Jasharit (Video)

28.11.2017 12:20
Pamje në Prekaz pas vdekjes së Adem Jasharit (Video)

Në mesin e festave të nëntorit është edhe ditëlindja e komandatit të UÇK-së, Adem Jashari.

Adem Jashari kishte sakrifikuar jetën për liri, duke mbrojtur atdheun ai ishte vrarë nga forcat serbe bashkë me 52 anëtarë të familjes Jashari.

Një video e publikuar në “You tube”, paraqet pamje të Prekazit, pas vdekjes së Adem Jasharit. Aty shihen njerëz duke bërë homazhe tek varri i cili ende nuk ishte rregulluar.

Sot Prekazi është qendër e shumë vizitorëve jo vetem shqiptar, por edhe ndërkombëtar. Vend i shquar ku përkujtohet: sakrifica, vullneti, dashuria për lirinë dhe mbrotjen e atdheut.

Adem Jashari bashkë me shokë kishte themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me idealin e çlirimit të Kosovës.