Pamje ku helikopteri rus plagos dy gazetarë gjatë stërvitjes, Kremlini e quan incident

Pamje ku helikopteri rus plagos dy gazetarë gjatë stërvitjes, Kremlini e quan incident

Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Një helikopter i ushtrisë ruse, qëlloi mbi disa spektatorë, që po ndiqnin stërvitjen ushtarake Zapad 2017.

Helikopteri plagosi rëndë dy gazetarë. Videoja është publikuar online, por Kremlini ka mohuar që të ketë të plagosur.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një incident nga pakujdesia.

Rusia po kryen një stërvitje të madhe ushtarake për të testuar aftësinë për të reaguar ndaj sulmeve të Perëndimit.

Vetë presidenti Vladimir Putin ka braktisur punimet e OKB për të ndjekur nga afër këtë stërvitje.

NATO është e shqetësuar pasi stërvitja është mbuluar nga heshtje mbi të dhënat e saj.