Palma e Artë e Festivalit të Kanës këtë vit me 167 diamante

Palma e Artë e Festivalit të Kanës këtë vit me 167 diamante

Për herë të parë çmimi prestigjioz për regjisorin e filmit më të mirë në Festivalin e Kanës do të mbulohet me xhevahir të çmuar, për 70 vjetorin e festivalit.

Pedro Almodovar, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të jurisë, mes tyre Jessica Chastain e Will Smith, do të duhet që të vendosin se cili nga 18-të filmat garues do të jetë fitues i Palmës së Artë. Kurse për të festuar 70-të vjetorin e Festivalit të Filmit në Kanë, çmimit të çmuar do i shtohen edhe diamante shkruan Lefigaro.

“Palma e cila ka 118 gram ari të pastër do të zbukurohet me 167 diamantë me peshë prej 0.694 karat, në kërcell dhe në gjethe”, ka thënë shtëpia e byzheterive Chopard, shkruan KultPlus.

Që nga viti 2014, Palma e Artë e Kanës ka qenë një simbol i festivalit më prestigjioz të filmit në botë, kurse ari nxirret nga Andet duke respektuar mjedisin dhe të drejtat e argjendarëve. Kurse diamantet për çmimin prestigjioz vijnë nga një furnizues i çertifikuar nga Këshilli Përgjegjës i Xhevahireve, organizata kryesore ndërkombëtare në vendosjen e standardeve etike.

Trofeu i tanishëm është projektuar në vitin 1998 nga Caroline Scheufele, bashkë-president i Chopard, argjendar i Zvicrës i cili me mirësi sjellë trofeun me vlerë më shumë se 20,000 euro çdo vit në këmbim të një partneriteti zyrtar.