Palltoja e veshur nga stjuardesa e Titanikut shitet për 150,000 funta

Palltoja e veshur nga stjuardesa e Titanikut shitet për 150,000 funta

Një pallto e veshur nga një stjuardesë kur Titaniku ishte fundosur është shitur në ankand për 150 mijë funt, gati sa dyfishi i vlerës së saj origjinale prej 80 mijë funtesh.

Stjuardesa me emrin Mabel Bennet, kishte veshur pallton e rëndë të mbrohej nga i ftohti i acartë para se të shpëtohej nga një varkë.

Kjo pallto ka qenë e ekspozuar në Amerikë që kur ishte shitur nga familja e saj në vitin 1999.

Pasi të shtohen edhe taksat dhe pagesat e shtëpisë së ankandit, blerësi i paidentifikuar do të paguaj 181 mijë funt, kjo në euro është 216 mijë, shkruan BBC.

Stjuardesa, e cila kishte vdekur në moshën 96 në vitin 1974, dhe i kishte dhënë pallton stër-mbesës së saj.

“Tezja më kishte dhënë pallton në vitet e 60-ta, sepse për vitet e saj i dukej shumë e rëndë ta mbante veshur”, thotë mbesa e Bennett.

Bennett kishte punuar në seksionin e klasës së parë në Titanik, dhe mund të shihet në foton e mëposhtme e veshur me pallton e gëzofit. Ajo është e treta me rend prej anës së majtë prapa grupit.

Më shumë së 1,500 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi kanë vdekur kur Titanik ishte përplasur dhe fundosur në prill të vitit 1912, në udhëtimin prej Anglisë në New York./Insajderi.com