Pallati i Erdoganit do të mbrohet me sistem antiraktetor

27.07.2016 16:16
Pallati i Erdoganit do të mbrohet me sistem antiraktetor

Zëdhënësi i presidentit turk Erdogan, Ibrahim Kalin tha se pallati presidencial në Ankara, i cili më 15 korrik ishte në shënjestrën e puçistëve, do të ketë sistem për mbrojtje antiraketore.

Kalin tha se janë marrë masa për mbrojtjen në çdo rast, jo vetëm të pallatit të presidentit, por edhe për ndërtesat e Këshillit të Ministrave dhe të Parlamentit, njoftojnë mediat turke.

Ai theksoi se pallati ku qëndron Erdogani është i sigurt, por se pas 15 korrikut, janë shtuar edhe më tej masat e sigurisë ndaj objektit në fjalë.