Palestina do të votojë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

07.12.2017 14:26
Palestina do të votojë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhanin, njoftojnë mediat serbe.

Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës, transmeton koha.net.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dje vendosi që të njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Palestinezët e konsiderojnë Jeruslaemin për kryeqytet të vetin, të okupuar nga Izraeli.