Presidenti i Palestinës ka njoftuar se planifikon që të ngre akuzë ndaj qeverisë së Britanisë rreth një deklaratë në vitin 1917 që i hapi rrugë krijimit të shtetit të Izraelit.
Deklarata e Mahmoud Abbas’s e cila u dha nga ministri i Punëve të Jashtme Riyad al-Maliki, është dhënë në fillim të një samiti të Ligës Arabe në Mauritani, shkruan The Independent.
Në deklaratë kërkohet që Palestina të ndihmohet edhe nga shtete të tjera për formulimin e aktakuzës për deklaratën e vitit 1917 që i hapi rrugë krijimit të Izraelit në vitin 1948.
Në vitin 1917, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Arthur James Balfour, i kishte dërguar një letër përfaqësuesit të izraelitëve në Britani, duke i dhënë mbështetje krijimit të Izraelit, njofton Insajderi.
Presidenti palestinez kësisoj e fajëson Britaninë si përgjegjëse për shumë krime të Izraelit, përfshirë edhe largimin e palestinezeve nga tokat e tyre.
Padia do të bëhet në një gjykatë ndërkombëtare, ka njoftuar ai./Insajderi.com