Palestina ndalon divorcet në muajin e Ramazanit

Palestina ndalon divorcet në muajin e Ramazanit

Një Gjykatës ka bërë të ditur se ndalimi i cigareve gjatë agjërimit ka tendencë të dërgojë agjëruesit në përdorimin e një gjuhe të tensionuar që më vonë mund të pendohesh.

Kreu i gjykatave islamike palestineze të dielën u tha gjyqtarëve të mos japin divorce gjatë Ramazanit, duke pasur frikë se agjërimi njëmujor mund të shkaktojë fjalë nxitëse që do të pendoheshin më vonë.

Gjyqtari, Mahmud Habash tregoi se ai e bazoi këtë vendim mbi “përvojën e viteve të mëparshme”, kur konkludoi se agjërimi dhe ndalimi i cigareve, tentonte të dërgoj në ngatërresa dhe në përdorimin e një gjuhe të mprehtë, shkruan Aljazeera.

“Disa, për shkak se nuk kanë ngrënë dhe nuk kanë pirë duhan, krijojnë probleme” në martesat e tyre, tha ai në një deklaratë dhe për këtë arsye mund të merren “vendime të shpejta dhe të këqija”.

Sipas Autoritetit Palestinez, 50 mijë dasma u festuan në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës në vitin 2015, por u regjistruan edhe më shumë se 8 mijë divorce.

Papunësia dhe varfëria endemike thuhet të jenë njëri ndër faktorë kryesorë. /Insajderi.com