Pal Lekaj akuzon Thaçin se i krahasoi shqiptarët me “terroristët”

Pal Lekaj akuzon Thaçin se i krahasoi shqiptarët me “terroristët”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se ka bërë veprime të gabuara kur ka vendosur të shkonte nëpër memorialet e serbëve të vrarë në Kosovë.

Lekaj ka thënë se në vend se të shkonte të varret e serbëve është dashur të kërkojë rikthimin e 1000 trupave të pagjetur të shqiptarëve të Kosovës.

“Presidenti, në vend që të përkulet para memorialëve ku akuzohen shqiptarët si “terrorist” është mirë që të kërkojë nga Serbia të tregojnë ose t’i kthejnë trupat edhe të mbi 1000 të zhdukurve. Nuk mund të ketë paqe të njëanshme dhe të bësh kërkim falje pse ke qenë viktimë. Ata që i kanë shkaktuar vuajtjet duhet ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Lekaj, në një reagim në Facebook.

Ky reagim i anëtarit të Kryesisë së AAK-së vjen pas protestave të sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës ku banorët kanë kundërshtuar kthimin e serbeve në këtë fshat.

Edhe në këtë rast, Pal Lekaj u ka dhënë të drejtë banorëve derisa fajin e ka hedhur te qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.

“Pamjet e dhunës policore ndaj njerëzve të Mushtishtit, janë të papranueshme. Fshataret e kanë treguar me kohë që nuk i duan serbët në atë fshat pa u bërë drejtësia për masakrat që kanë ndodh aty. Nuk mundesh edhe të jesh “xhelati” edhe të kthehesh në vendin e krimit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria e Kosovës, është dashtë që më kohë të marrë masat e kjartesimit të situatës atje. Mos u shkaktoni plagë të reja njerëzve të Mushtishtit dhe të mbarë Kosovës”, ka shtuar ai.

“Kërkim falje dhe drejtësi për mijëra viktimat e luftës!”, ka kërkuar Lekaj. /Insajderi.com