Pakistani arreston adoleshentin për një “like” kundër islamit

Pakistani arreston adoleshentin për një “like” kundër islamit

Një adoleshent i krishterë është arrestuar në Pakistani sepse e kishte pëlqyer një status të dyshuar blasfemues në Facebook.

Policia pakistaneze thotë se adoleshenti, i cili është i krishterë, është futur në burg në pritje të gjykimit në provincën Punjab, sepse e kishte shpërndarë një status në rrjetin social Facebook,

Disa media vendore raportojnë se bëhet fjalë për një 16-vjeçar, ndërsa disa tjera e kanë emëruar atë si Nabeel Chohan, 18-vjeçar.

Ndërkohë, zyrtari policor, Akhtar Ansari, ka thënë se djaloshi u arrestua këtë javë pasi statusi i tij “jo i duhur” ishte raportuar në polici nga një mysliman që ishte ndier i fyer.