Pakistan: Dy alpinistët amerikanë besohet se kanë vdekur

Pakistani ka ndërprerë kërkimet ajrore për dy alpinistë amerikanë, duke thënë se ata mund të kenë vdekur nga një ortek në një maje mali, në verilindje të Pakistanit.

Pakistan: Dy alpinistët amerikanë besohet se kanë vdekur

Zyrtarët pakistanez kanë thënë se fluturimet mbi majën OregII në vargmalin Karakoram, nuk është gjetur asnjë shenjë njeriu por kanë parë shenja se në pjesën e malit. ku dy alpinistët amerikanë janë ngjitur, ka rënë ortek, shkruan rel.

Alpinistët Scott Adamson dhe Kyle Dempster, të dy nga Utah në SHBA,u zhdukën më 21 gusht. Ata njihen si dy alpinistët më të mirë në botë.

Tentimi për të pushtuar majën e Oreg II, ishte i dyti për alpinistët amerikanë. Kjo maje është më e vështira për tu ngjitur. Ata gati vdiqën vitin e kaluar por për mrekulli shpëtuan edhe pse u rrëzuan nga mbi 120 metra lartësi.