Pak: Nikoliqi nuk tha se do të shkojmë në luftë në Kosovë

Pak: Nikoliqi nuk tha se do të shkojmë në luftë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk ka bërë thirrje për luftë. Kështu ka thënë këshilltarja e tij, Stanislava Pak.

Ajo theksoi se presidenti Nikoliq nuk ka thënë se ai do të shkojë në luftë me të bijtë e tij, dhe se një titull i tillë i një gazete është “shtrembëruar”, raporton agjencia serbe e lajmee Tanjug.

“Edhe kjo na duhej. Ka thënë se Serbia nuk do të shkaktojë konflikte, nuk do të provokojë dhe as që i do… Edhe Patriarku tha – larg qoftë që ne të shkojmë në luftë… Dhe çka nëse, Zoti na ruajt, ndodhë ’Oluja dy’ (aksioni kroat në Kroaci në vitin 1995 kundër krahinës serbe), çka do bëjë Serbia, të rri duarkryq…”, tha Pak në TV Pink

Ajo ka thënë se Nikoliq nuk beson se një konflikt i tillë mund të ndodhë, por theksoi se Serbia është e gatshme për çdo skenar të mundshëm.

Stanislava Pak, tha se në media, në mënyra të ndryshme, mund të paraqitet ndonjë situatë.

“Ju e keni parë deklaratën e Presidentit, ditëve të fundit, që Serbia kurrsesi nuk dëshiron konflikte, dhe sidomos nuk dëshiron luftë në provincën jugore serbe, dhe se nëse situata është drastike, dhe nëse shqiptarët i vrasin serbët, Serbia duhet të reagojë. Në këtë mesazh paqësor ndodhi një shtrembërim krejtësisht i ndryshëm në media, që Nikoliq bën thirrje për luftë, se po vishet në uniformë, që me bijtë e tij do të shkojë në luftë në Kosovë, që nuk patëm një rast të tillë”, tha Pak.