Më pak ndërtime në Evropë

Më pak ndërtime në Evropë

Në nivel të BE-së, aktivitetet sezonale  të ndërtimit ishin ulur në mars për 0.8 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ku në bazë të të dhënave të rishikuara nga Eurostat u rrit me 3.9 për qind.

Në eurozonë, megjithatë, rënia ishte 1.1 për qind në krahasim me muajin shkurt, sipas të dhënave të ndryshuara kishte regjistruar një rritje prej 5.5 për qind në baza mujore.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aktiviteti i ndërtimit në mars u rrit me 3.6 për qind në zonën me monedhës së përbashkët evropiane dhe 3.7 për qind në gjithë Bashkimin Evropian.

Sipas Eurostat, anëtare e BE-së,  shtetet për të cilat të dhënat ishin në dispozicion, rënie të madhe është raportuar në Francë, 5.1 për qind, e ndjekur nga Suedia me 4.5 për qind dhe Portugalia me 2 për qind, shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, rritja e aktiviteteve të ndërtimit në baza mujore është raportuar në Poloni, Slloveni, Sllovakia dhe Hungari, me një kërcim prej 9.7, 6.5, 3.6 ose 3.4 për qind.