Pak: Kushtet e BE-së i plotësojmë, por s’e njohim Kosovën

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por do t’i plotësojë kushtet e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Pak: Kushtet e BE-së i plotësojmë, por s’e njohim Kosovën

“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Serbisë nuk do e shkel atë. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia i plotëson kushtet për hyrjen në BE, por nuk e njohim Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Pak për Vecernje Novosti, transmeton Express.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, çdo gjë duhet të qartësohet për çështjen e Kosovës.