Pak javë pas vdekjes së djalit, prindërit mbeten pa fjalë nga fatura

Pak javë pas vdekjes së djalit, prindërit mbeten pa fjalë nga fatura

Pak javë pas vdekjes së djalit te tyre, prindërve u vjen ne shtëpi një fature e mire për te paguar, llogaria për mobilizimin e helikopterit qe beri transportin e te bitit te sëmurë.

Në muajin janar të këtij viti, i biri 27-vjeçar i zviceranit Stefan Stettler (emër i ndryshuar) e kishte humbur ndjenjat.

Megjithëse nëna menjëherë lajmëroi ambulancën dhe ekipet e shpëtimit gjithashtu ofruan një helikopter, ndihma për banorin e ri të Aargaut erdhi shumë vonë. Kur helikopteri aterroi në tokë, djaloshi ri ishte tashmë i vdekur. Shkaku i vdekjes ka qenë një mangësi deri më tani e pavërejtur e zemrës, thotë Stefan Stettler. Në ndërkohë, helikopteri kthehet sërish në bazë.

Llogaria e mobilizimit të helikopterit, prindërve u erdhi në shtëpi, një javë pas vdekjes së birit. Nga gjithsej 3.000 franga, sigurimi i obligueshëm e ka marrë përsipër vetëm gjysmën e llogarisë. 1500 franga të mbetura duhet të paguhen nga vetë prindërit. Stefan Stettler iu drejtua bazës së helikopterëve “Rega”.

Djali i tij, për vite me radhë kishte qenë një donator i rregullt. Por Rega nuk pranoi t`i meerte përsipër shpenzimet, sipas revistës për konsumatorë “K-Tipp”, njofton Albinfo.ch.

Arsyeja: Rega nuk kishte të bënte asgjë me operacionin e shpëtimit. Helikopteri ishte njëri nga Ambulancat Ajrore Alpine (AAA), e cila bazën e saj e ka në fushën ajrore Birrfeld.

“Kostoja e transportit të tillë të shpëtimit nuk mund të mbulohet nga baza e Rega-s dhe duhet të jetë i mbuluar nga pacienti, respektivisht, sigurimi i tij”, ia ka shkruar Rega në një e-mail Stefan Stettlerit.

AAA vepron në mënyrë të pavarur nga Rega. Rega mund të paguante vetëm për shërbimet që do t`i ofronte apo organizonte personalisht. “Nëse Rega do të ishte paralajmëruar, ne do të kishim marrë përsipër çdo shpenzim të pambuluar,” thuhet më tej në e-mail.

Stefan Stettler ndjehet i braktisur nga Rega. Ai nuk brengoset për të hollat.

“Por, ne kemi qenë të bindur se Rega merr përsipër kostot e sigurimit për shpëtim, për klientët donatorë”.

Donacionet për Rega në Aargau, Stettler i vlerëson si të pakuptimta, sepse policia dhe qendrat emergjente janë të detyruara që fillimisht të alarmojnë AAA-në dhe jo Rega-n. Rega në e-mailin e saj ka nënvizuar një direktivë përkatëse nga Drejtoria e Shëndetësisë në Aargau.

Por direktiva nuk ekziston në këtë formë.

“Por, direktiva e aplikueshme nga viti 2013 transferimi, thotë se qendra mjekësore emergjente 144 është për të mobilizuar kryesisht helikopterin e AAA-së, në rast të ngjarjeve në Fricktalin e Poshtëm mobilizohet Rega”, pohon mjeku kantonal, Martin Roth. Bëhet fjalë për “kujdesin optimal të pacientëve”, thotë Roth. “Helikopteri më i shpejt në dispozicion është i vendosur.” Në Fricktalin e Poshtëm është Rega, në pjesën tjetër të kantonit, AAA.

Nga totali i 222 fluturimeve për shpëtim me helikopter, helikopteri i verdhë ka fluturuar në 181 misione, Rega në 41.