Pajisja që heqë ujin nga telefoni

Pajisja që heqë ujin nga telefoni

Mos u shqetësoni nëse telefoni ju bie në ujë, pasi tashmë falë një pajisje të quajtur “Redux” nuk do të ketë më asnjë pasojë.

Ky është një produkt që do t’i japë jetë telefonit tuaj edhe nga dëmet më serioze nga uji.

“Mund të hiqni të gjithë ujin nga aparati, në rastet kur telefoni ka rënë në ujë, dhe ka një kosto shumë të ulët. Në këtë mënyrë nuk do tu duhet të blini një telefon të ri ”, thotë Reuben Zielinski, themelues i Redux, shkruan Tch.

Ajo vepron si një dhomë vakumi dhe avullon të gjithë lagështirën në telefonin tuaj. Në më pak se një orë telefoni juaj fillon të punon sërish.

“Ne kemi 400 mijë anëtarë në programin tonë dhe kemi bërë 15 mijë eksperimente”, ka treguar Zielinski.

Por Redux nuk të shpëton vetëm telefonin. Por edhe orat smart Apple, kufjet, apo dhe pajisje të tjera teknologjike.