Pajaziti thotë se nuk bëri asnjë krim kur caktoi kandidatët për bord

Pajaziti thotë se nuk bëri asnjë krim kur caktoi kandidatët për bord

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, pretendon se nuk ka kryer vepër penale gjatë bisedës me kolegun e tij partiak, Adem Grabovcin. Këtë e ka bazuar në faktin se kandidatët për të cilët kishte folur, nuk janë zgjedhur në Bordin e Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan.

“Më vjen mirë që Prokuroria interesohet për përgjimet e mia dhe të Grabovcit. Por te përgjimet e sotme bordi në fjalë ka dështuar. Besoj se nuk ka arsye edhe për deklaratë shtesë në lidhje me këtë”, ka thënë Pajaziti për Gazetën Express.

Por dështimi i bordit nuk e amniston Pajazinin. Neni 35 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës i cili flet për “marrëveshjen për të kryer vepër penale”, thotë se “Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale”.

Ky nen parasheh dënim edhe në rastet kur vepra ka mbetur në tentativë.

Pajaziti, ndërkohë ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të Insajderit nëse do të japë dorëheqje nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar siç kishte vepruar paraardhësi i tij, Adem Grabovci.

Pajaziti, është futur nën hetime si pasojë e një bisede telefonike me Adem Grabovcin, gjatë hetimeve në vitin 2011 – 2012.

Në këtë bisedë dëgjohet se si Adem Grabovci ia lexonte Zenun Pajazitit emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ujësjellësit “Hidromorava” të Gjilanit. Pajaziti i seleksiononte ata në bazë të përkatësisë politike, e jo në bazë të kritereve të kërkuara me ligj dhe me konkurs. Kjo bisedë u bë sebep për nisjen e hetimeve edhe kundër shefit të ri të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Prokuroria ka njoftuar se ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në zgjerimin e hetimeve janë të përfshirë edhe ish-ministri i Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziu, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin i ministrit të Punëve të Brendshme – Sedat Gashi dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Insajderi ka kontaktuar me të gjithë zyrtarët që po hetohen, por asnjëri nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]