Pajaziti: Komisioni për Demarkacion nuk solli asgjë të re

Pajaziti: Komisioni për Demarkacion nuk solli asgjë të re

Në pyetjen e tij, deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka thënë kryesuesit të Komisionit Shpejtim Bulliqi se ka pritur më shumë argumente nga ai gjatë raportimin në Komisionin parlamentar për Integrime në Kuvend.

Pajaziti ka thënë se Bulliqi ka folur vetëm për Komisionin “Meha”.

“Neve po na duhet diçka tjetër këtu, me komisionin tjetër le të merret dikush tjetër, le të merren drejtësia, unë s’kam asnjë emocion rreth atij Komisioni”, tha deputeti i PDK-së.

“Nëse s’keni sot çka me thënë, është dashur të merreni me kryetaren e Komisionit t’i thoni asaj se sot s’kemi çka me thënë, e shtyjmë për një ditë tjetër”, i ka thënë Pajaziti kryesuesit të komisionit për Demarkacion Shpejtim Bulliqi.