Pagjumësia mund ta dëmtojë trurin

Pagjumësia mund ta dëmtojë trurin

Kur ndiheni veçanërisht i rraskapitur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur edhe ju mungon aftësia e trurit për të menduar. Një studim i ri ka zbuluar se mungesa e tepërt e gjumit mund të shkaktojë që truri ta “hajë” veten.

Hulumtimi i ri nga Michele Bellesi, i kryer në Universitetin Politeknik Marche dhe publikuar në zhurnalin e neuroshkencës në Itali, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, mungesë gjumi dhe privim kronik të gjumit.

Shkencëtarët, me një mënyrë të përparuar të skanimit, matën proceset e sinapave (lidhje mes qelizave nervore) dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Posaçërisht duke studiuar qelizat e quajtura qeliza astrocite, studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan aktivitet të lartë tek këto qeliza.

Hulumtimet thonë se astrocitet gërryejnë mbeturinat apo pjesët e vdekura të trurit, dhe nga kjo rezulton që gjatë deprivimit të gjumit kemi më shumë dëmtime të trurit prandaj edhe astrocitet aktivizohen, shkruan The Independent.

“Për herë të parë kemi arritur të bëjmë hulumtimin ku shihet se ca pjesë të sinapave janë ngrënë nga astrocitet për shkak të mungesës së gjumit”, tha Bellesi për revistën New Scientist.

Ai shtoi se nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe , pasi kjo mund të jetë vetëm mënyrë e trurit për “pastrimin” e pjesëve të trurit të vjetër. /Insajderi.com