Paga miminale në Maqedoni rreth 195 euro

Paga miminale në Maqedoni rreth 195 euro

LSDM përmes një kumtese për media thotë se qeveria e re dhe shumica parlamentare po i realizojnë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve. Ata thonë se me miratimin e ligjit për pagën minimale, nga muaji i ardhshëm punëtorët do të paguhen së paku 12 mijë denarë, ndërsa firmat do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësa mase.

“Ky hapi i parë i rëndësishëm i cili po e hap spiralen e rritjes së përgjithshme të pagave, ndërsa
efektet në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojnë te rreth 130.000 të punësuar të cilët do të përfitojnë pagë më të madhe”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se me këtë ligj po përmirësohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj punëtorëve nga industria e lëkurës dhe tekstilit të cilët njejtë do të marrin pagë minimale në vlerë prej 12.000 denarëve, për dallim nga e kaluara kur merrnin pagë më të ulët sesa minimalja e caktuar.