Paga mesatare në Maqedoni është 370 euro

Paga mesatare në Maqedoni është 370 euro

Paga mesatare mujore neto në Maqedoni, në qershor të këtij viti, ka arritur 22.808 denarë (370 euro) dhe krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është rritur 2.8%, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja bëhet para se gjithash te të punësuarit në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion (20.0%), Ekspertët, punët teknike dhe të ekspertëve (9.8%) dhe Miniera dhe nxjerrja e gurit (7.4%), njofton Enti.

Zvogëlim të rrogës mesatare neto vërehet edhe në sektorët: Miniera dhe nxjerrja e gurit (7.5%), Ndërtimtari (4.1%) dhe Tregti me pakicë dhe shumicë; riparim të automjeteve dhe motoçikletave (3.0%).

Paga mesatare bruto në qershor 2017 arriti 33.509 denarë. Në qershor të këtij viti, 1.1% nga punonjësit në Maqedoni nuk e kanë marrë rrogën.