Paga marramendëse e Neymar – fiton mijëra euro për një orë

Neymar fiton 100.000 euro për një ditë, ose 4.000 euro për një orë, derisa çdo minutë e tij në klubin parisien kushton 66 euro.

Paga marramendëse e Neymar – fiton mijëra euro për një orë

Futbollisti përfaqësueses braziliane, Neymar Junior është futbollisti i dytë më i paguar i botës, sipas informacioneve të Football Leaks, të cilin e ka publikuar Der Spiegel.

Sipas marrëveshjes me PSG, braziliani fiton 3.069.520 euro në muaj, përkatësisht 36,8 milionë euro në vit. Kjo nënkupton se ai fiton 100.000 euro për një ditë, ose 4.000 euro për një orë, derisa çdo minutë e tij në klubin parisien kushton 66 euro.

Neymar u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Barcelona tek Paris Saint-Germain.